Skip to content

Kompania gjigante e duhanit pretendon se ka zbuluar vaksinën ndaj COVID-19

Kompania British American Tobacco (BAT) pretendon se ka arritur që të krijojë një vaksinë për koronavirusin nga gjethet e duhanit.

Kompania britanike njoftoi se mund të prodhojë deri në 3 milionë doza në javë, duke nisur që nga qershori, nëse merr mbështetje nga qeveria britanike.

Vaksina, që ende nuk është testuar te njerëzit, si fillim po provohet te kafshët. Por BAT bën thirrje që testimi të nisë edhe te njerëzit, në mënyrë që të dalin rezultatet e prodhimi të fillojë që nga qershori.

Kompania sqaroi se të gjitha asetet e veta, që kapin vlerën e 65 miliardë paundëve është e gatshme t’i përdorë për gjetjen e vaksinës.

Ajo shtoi se testet do t’ia shesë qeverisë pa kosto shtesë, pra pa fitim. Referuar rregullave të OBSH-së, kompanitë e duhanit nuk lejohet që të bëjnë marrëveshje me qeveritë.