Avokati Rezart Kthupi ka bërë me dije se kompania “Jala Investment” e familjes Gjiknuri, kishte bërë ankimim të vendimit të gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, ku familja Koço njihej si pronare e truallit në të cilin planifikohej të ndërtohej një hotel.

Kthupi tha në studion e Fax News se do të ishte e habitshme nëse gjykata e Apelit do të ndryshonte vendimin e dhënë më herët sepse të gjitha faktet tregonin se pronarët e ligjshëm të truallit ishin trashëgimtarët e familjes Koço.

Ndër të tjera avokati theksoi se gjykata nuk i kishte njoftuar më herët për procesin e ankimimit të ndërmarrë nga pala tjetër.

Kthupi: Vendimi i marrë më herët nuk është pozitiv vetëm për familjen Koço. Por pala tjetër e ka ankimuar vendimin. Ne kemi qenë në një seancë paraprake para dy javësh, seancë të cilën e morëm vesh rastësisht sepse nuk na ishte komunikuar nga gjykata. Jemi në kushtet kur presim të merret një vendim gjykate për të cilin nuk kemi pasur mundësi të reagonim ligjërisht sepse nuk na kanë paraqitur asnjë lloj akti.

Megjithatë po të shohësh tërësinë e fakteve do të ishte e habitshme që Apeli të rrëzonte vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë. Jo për traditën e gjykatave, por vendimi i gjykatës ka bërë një fotografi shumë të mirë të fakteve konkrete. Mënyra sesi do arsyetojë gjykata e Apelit do të ishte jashtë normales nëse këto fakte do të rrëzoheshin. Kjo është vetëm një nga dy pjesët që i është copëtuar familjes Koço sepse kjo familje ka pasur sipërfaqje toke prej 20 mijë metrash katrorë e cila në rastin konkret i është tjetërsuar me pasojat e ligjit 7501.Është një procedurë që po e ndjekim gjyqësisht për të garantuar se e drejta e familjes Koço është e mbrotjur nga ana dokumentare dhe ligjore. Shpresa jonë është që gjykata të ruajë nocionin e drejtësisë.

Nesër është seanca, presim që gjykata të lërë në fuqi vendimin e marrë nga gjykata e Shkallës së Parë Vlorë. Nëse gjykata e Apelit do të veprojë ndryshe do jem shumë kurioz të lexoj vendimin dhe ne më pas do të vazhdojmë me ankesat ligjore.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re