Kompania “Nord Stream 2 AG”, që kryen punët ndërtimore për tubacionin e dyfishtë të gazit natyror “Rrjedha Veriore 2”, i cili përmes detit Baltik do të depëtrojë në tregun e Bashkimit Evropian (BE) ka lëshuar 90.000 peshq të ri të solmonit atlantik. Peshqit u lëshuan në pjesën ruse të Gjirit të Finlandës, si një kompensim për dëmtimin potencial të peshkut gjatë punëve ndërtimore për tubacionin e gazit “Nord Stream 2”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nord Stream 2, paraqet një projekt të rëndësishëm për rajonin e Leningradit. Paraqet kënaqësi të veçantë se mund të vazhdojmë projektin e përbashkët të menaxhmentit të Leningradit dhe kompanisë Nord Streem 2, që ka të bëjë me një çështje të rëndësishme, siç është kjo e mbrojtjes së mjedisit, dhe që është në përputhje me marrëveshjen për bashkëpunim të nënshkruar në shkurt të vitit 2018”, tha Sergey Serdyukov, drejtor Teknik në Nord Stream 2AG.

Sipas tij, lëshimi i salmonëve të rinj do të ketë ndikim pozitiv në ruajtjen e biodiversitetit të detit Baltik. Nord Stream 2 AG bëri të ditur se aksionin e ka ndërmarrë në bashkëpunim me kompaninë ruse Fertoing Ltd.

Programi për kompensim, parasheh që gjatë vitit 2018 të lëshohen gjithsej 170.000 salmonë të rinj në lumin Luga dhe Neva.

Tubacioni “Rrjedha Veriore 2”, pritet të shtrohet në periudhën 2018–2019 dhe të vihet në funksion në fund të vitit 2020.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re