Produktet ‘Wudy’ janë të sigurta dhe mund të konsumohen. Këtë e thotë drejtori Sokol Meqemeja, i cili përgënjeshtron Akutoritetin Kombëtar të Ushqimit, duke theksuar se është bërë çdo lloj verifikimi dhe se çdo gjë që shpërndahet është e garantuar me analiza në Itali dhe Shqipëri.

 

FATJON XHAFERAJ

 

ADMINISTRATORI I “FRIGO FOOD”

 

Ne edhe sot që diskutojmë vazhdojmë importine ëudy nga stabilimente te ganatuara te be. Dje kemi importuar, sot që flasim ngarkohen kamionë të tjerë. Nga ana e AKU do thoja që ka informata të papërgjeshme që nga moment që thotë të shkarkoni çdo lloj rafti.

 

Meqemeja zgjodhi t’i konsumojë vetë përpara kamerave një nga produktet ‘Wudy’ duke konfirmuar se çdo gjë vijon normalisht se pesë produktet e konsideruara nga AKU si të rrezikshme për shëndetin janë të ngrënshme.

 

Kur të doni mund të marr edhe familjen time se më akuzojnë se helomoj popullin. Në prezencën tuaj mund ta konsumoj produktin pa asnjë lloj problemi.

Dje Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ngriti alarmin se 5 nga 30 produktet ‘Wudy’ përmbajnë një bakter patogjen me probleme serioze në shëndet, por ky lajm sipas përfaqësuesve të ‘Wudy’ rezulton i pavërtetë vetëm një ditë më vonë.

 

Autoriteti kombëtar i ushqimit tha nje ditë më parë se e mori vendimin, pasi ishte njoftuar të martën në mbrëmje  nga Italia për praninë e një bakjteri në disa produkte.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re