Mijëra abonentë të kompanisë telefonike “ONE” janë zgjuar pa shërbim në telefonat e tyre këtë të enjte.

Pa asnjë njoftim paraprak nga kompania “ONE”, abonentëve ju është ndërprerë çdo komunikim. Sipas ankesave të mbërritura në redaksi, shumë abonentë thonë se nuk mund tee kryejmë thirrje telefonike. Po ashtu atyre u është ndërprerë shërbimi i internetit dhe i mesazheve të shkruara. Qytetarët thonë se kanë provuar të kontaktojnë me shërbimin e klientit të kompanisë telefonike “ONE”, por askush nuk ju është pëgjigjur. Kjo situatë ka nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe ende nuk ka marrë asnjë zgjidhje. Të gjitha platformat e shërbimit të klientit kanë qenë jashtë funksionit, ça do të thotë se kompania nuk ka marrë asnjë përgjegjësi për situatën.

Situata mbetet ende pa zgjidhje ndërsa nga ana e kompanisë nuk ka asnjë njoftim zyrtar. Po ashtu nuk ka asnjë reagim nga shoqatat apo organizmat që duhet të mbrojnë të drejtat e konsumatorit pasi nuk është rasti i parë që kompania “ONE” abuzon me shërbimin ndaj klientëve edhe pse këta te fundit paguajnë faturat e kripura që vendos kompania.

“ONE” është denoncuar edhe më herët për mungesë shërbimi dhe arrogancë, ku në një postim në rrjetet sociale edhe deputeti socialist Erion Braçe akuzonte kompaninë në fjalë për abuzim masiv dhe të neveritshëm me abonentët.

Braçe shprehej se kompania që gëzon një pozicion të fortë në tregun e telefonisë celulare në vend, ofron shërbim mizerabël dhe ka një arrogancë të neveritshme në marrëdhëniet me njerëzi

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re