Pasi mësoi për fushatën e Lituanisë për mbledhjen e fondeve për të blerë një dron për fqinjin e saj Ukrainën, kompania turke e mbrojtjes Baykar vendosi ta dërgojë një të tillë në vend falas, njoftoi kompania sot.

“Populli i Lituanisë ka mbledhur me nder fonde për të blerë një Bayraktar TB2 për Ukrainën. Pasi mësuam këtë, Baykar do t’i dhurojë një Bayraktar TB2 falas Lituanisë dhe kërkon që ato fonde të shkojnë në Ukrainë për ndihmë humanitare”, shkroi kompania e mbrojtjes Baykar në Twitter.

Prodhuesi kryesor turk i mjeteve ajrore pa pilot ndau gjithashtu foton e vizitës së Vilius Semeska, zëvendësministri i Mbrojtjes i Lituanisë, në selinë qendrore të Baykar-it në Stamboll.

Pas njoftimit të kompanisë turke të mbrojtjes, ministri i Mbrojtjes i Lituanisë Arvydas Anusauskas falënderoi Türkiyen.

“Është e pabesueshme, por Türkiye sapo pranoi të dhurojë Bayraktar-in për të cilin Lituania mblodhi para, FALAS. Është e mahnitshme! … Faleminderit Türkiye!” tha ai në Twitter.

Anusauskas shtoi se paratë e mbledhura për dronin do të shkojnë për të mbështetur Ukrainën.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re