Një studim i kryer në SHBA zbuloi se kompanitë e mediave sociale qëndruan indiferente ndaj 89 për qind të ankesave për islamofobi dhe nuk ndërmorën veprimet e nevojshme.

Në raportin e përgatitur nga Qendra e Urrejtjes Digjitale (CCDH), duke iu referuar deklaratës së përbashkët nga kompanitë Meta, Twitter dhe Google që mbështesin thirrjen për heqjen e postimeve terroriste dhe të dhunshme në vitin 2019 thuhet se “Është vërtetuar edhe një herë se njoftimet për media janë asgjë veç premtimeve boshe”.

“Ky raport zbulon se kompanitë e mediave sociale, përfshirë Facebook, Instagram, TikTok, Twitter dhe YouTube, nuk kanë ndërmarrë veprime në 89 për qind të postimeve të urrejtjes anti-muslimane dhe islamofobike të raportuara ndaj tyre”, thuhet në deklaratën në faqen e internetit të CCDH, e cila ka një zyrë në Washington”.

Duke përdorur mjetet e raportimit të vetë platformave, studiuesit që përgatitën raportin përcaktuan se 530 postime që përmbanin përmbajtje shqetësuese, fanatike dhe çnjerëzore që synonin muslimanët me karikatura raciste, komplote dhe pretendime të pabaza u shikuan të paktën 25 milionë herë.

“Shumica e përmbajtjes abuzive ishte lehtësisht e identifikueshme dhe ende po injorohej. Instagram, TikTok dhe Twitter i lejuan përdoruesit të përdornin hashtaget si #deathtoislam (vdekje për Islamin), #islamiscancer (Islami është kancer). Përmbajtja e hashtageve e shpërndarë morën të paktën 1.3 milionë shikime”.

Raporti paralajmëroi më tej se lejimi i ndarjes së përmbajtjes islamofobike do të nxiste ndarjet sociale, do të normalizonte sjelljen abuzive dhe do të inkurajonte sulmet jashtë linje.

Është pohuar gjithashtu se platformat e mediave sociale fitojnë para nga përmbajtja dhe ndërveprimet anti-islame dhe kështu janë indiferent ndaj përhapjes së urrejtjes.
Burimi: AA