Qeveria do të krijojë një kompani publike që do të menaxhojë të gjithë procesin e sigurimit të detyrueshëm për banesat, pasi të miratohet ligji. Por krijimi një kompanie shtetërore, vlerësohet si një cënim i konkurrencës në treg ndaj kompanive private, të cilat prej vitesh ofrojnë paketa sigurimi për qytetarët.

 

A mos po i rikthehemi shtetëzimit të shërbimeve, me një projekt të tillë, kur ndërkohë kemi një treg të liberalizuar?- thotë Mimoza Hajdarmataj nga Shoqata e Siguruesve Shqiptarë

 

Sipas saj, në draftligjin e prezantuar nga qeveria, nuk ka asnjë përfshirje të kompanive private, se cili do të jetë roli i tyre në këtë proces.

 

Ne kemi kundërshtimet tona për këtë nismë. Mendojmë se shteti është mbikëqyrës dhe rregullatorë dhe jo aktorë në një treg që konsiderohet i konsoliduar prej vitesh- tha Hajdarmataj në emisioni E-ZONE në Vizion Pus  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re