Një pajisje 2,000-vjeçare e cila konsiderohet si “kompjuteri” më i vjetër në botë është rikrijuar nga shkencëtarët duke u përpjekur të kuptojnë se si funksiononte.

Mekanizmi Antikythera ka vënë në lëvizje ekspertët që kur u gjet në një anije të mbytur të epokës Romake në Greqi në 1901.

Pajisja e Greqisë së Lashtë mendohet se është përdorur për të parashikuar eklipset dhe ngjarje të tjera astronomike.

Por vetëm një e treta e pajisjes mbijetoi, duke i lënë studiuesit të pasigurtë se si funksiononte dhe si dukej.

Pjesa e pasme e mekanizmit u zgjidh nga studimet e hershme, por natyra e sistemit të tij kompleks ingranazhesh në pjesën e përparme ka mbetur një mister.

Shkencëtarët nga University College London (UCL) besojnë se ata më në fund kanë thyer enigmën duke përdorur modelimin 3D kompjuterik. Ata kanë rikrijuar të gjithë panelin e përparmë dhe tani shpresojnë të ndërtojnë një kopje në shkallë të plotë të Antikythera duke përdorur materiale moderne.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re