Kryeministri Edi Rama i ka konsideruar ‘njisha’ turqit në ndërtimin e komplekseve.

I ftuar në “Opinion”, Rama foli për rindërtimin dhe tha se këto projekte rindërtimi nga Turqia e Arabia, për qytetarët që mbetën pa shtëpi nga tërmeti, i mori ai duke shtrirë dorën e duke lypur.

Në vjeshtë, sipas Ramës, kompleksi në Laç do ketë përfunduar.

“Edhe turqit që janë njisha në këtë gjë, në vjeshtë e mbarojnë kompleksin. Në vjeshtë e kanë gati.

Dhe ata kanë pasur pademi, edhe ata kanë krizat e veta.

Këtë project dhe projektet nga Arabia, I kam marrë unë duke shtrirë dorën, e duke lypur,”– tha Rama.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re