Dy persona të arrestuar në 28 nëntor, pasi planifikonin të ekzekutonin kryeministrin e Anglisë, Theresa May, pritet të dalin sot para gjykatës.
Naa’imur Zakariyah Rahman, 20 vjeç, nga veriu i Londrës, akuzohet se ka planifikuar të bombardojë portat e sigurisë të Downing Street dhe pastaj të sulmojë kryeministren me një thikë.
Ndërkohë Mohammed Aqib Imran, 21 vjeç, nga Birmingham akuzohet për përgatitjen e akteve terroriste, njofton BBC.
Dy të akuzuarit pritet të dalin sot para Gjykatën së Magjistraturës në Westminster, në qendër të Londrës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re