Drejtori i informacionit të RTV Ora dhe Ora News ka zbardhur disa detaje të reja rreth asaj cfarë po ndodh për mbylljen e dy televizioneve. Brahim Shima shprehet se së fundmi është zhvilluar një takim në një lokal të njohur në bregdetin e Vlorës mes një ish-ministri të fuqishëm socialist dhe një superdrejtori kanë diskutuar tre orë për “komplotin” ndaj Ylli Ndroqit dhe dy televizioneve.

Shima nuk i bëri publik emrat por shtoi se takimi i tyre u zhvillua që të organizojnë një skemë se si të heqin nga administrimi, të ndalojnë fjalën e të sjellin krizë e panik tek gazetarët dhe më pas të kalojnë tek Ora News.

“Ditë pas dite mbërrijnë fakte të reja rreth asaj çfarë organizohet poshtë tryezave, apo poshtë asaj që duket në reagimet zyrtare. Në informacionet tona veç takimeve të mëparshme, së fundmi një ish-ministër i fuqishëm i PS dhe një superdrejtor, nuk po i them emrat se cilët janë se të dy që janë takuar e dinë shumë mirë se për çfarë kanë folur dhe ku janë takuar, në një lokal shumë të njkohur në bregdetin e Vlorës, kanë qëndruar mbi 3 orë së bashku dhe më thuaj për çfarë kanë diskutuar?

Harrojnë që publiku është në mbrojtje të medias. Mendojnë se janë super të fuqishëm siç kanë qenë dikur apo siç janë sot që e quajnë veten superdrejtora në detyrë për të abuzuar me forcat e rendit. Për çfarë mund të kenë biseduar nga ora 15:00-18:00? Ka qenë sulmi që duhet ti bëhet Ylli Ndroqit në këtë moment kur jemi në momentet e një përballje të frikshme apo sulmi të frikshëm nga bashkia e Tiranës për të ndaluar publikimin e lajmeve që ka nisur edhe përpara shembjes së Teatrit.

Është një takim që zhvillohet për Ndroqin, që ta heqin nga administrimi, ti ndalojnë fjalën, të shpërthejnë për të ndaluar reklamat, të sjellë një krizë dhe panik te gazetarët, të organizojnë një skemë dhe si duhet vazhduar pas hapit të parë. Dhe pastaj është Ora News”, u shpreh Brahim Shima.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re