Aleksandër Lalo lindi më 27 prill të vitit 1949, në Tiranë. Rrjedh nga një familje me origjinë nga Leskoviku.

Kreu studimet e larta në Institutin e Larte te Arteve për muzikë më 1973. Pervec veprimtarisë si kompozitor ai ka dhënë një kontribut te madh në kinematografi si kompozitor i rreth 25 filmave artistike dhe disa filmave vizatimore. Lalo është edhe një nga kompozitorët më të njohur dhe të dashur të muzikës së lehtë.

Shumë këngë të tij ishin të dashura për rininë në kohën që u kompozuan por ato vazhdojnë me po atë sukses të rikendohen edhe mbas shumë vitesh nga kengetarë të tjerë.

Lalo si njohës shumë i mirë i orkestres ka dhënë edhe një kontribut të madh në orkestracion, përvec kompozimeve të tij ai ka orkestruar një numër të madh të kompozimeve qofshin këto të muzikës së lehtë apo vepra.

Aleksandër Lalo ka qenë një kompozitorët më të njohur në vend më së shumti për krijimin e kolonave zanore më të njohura të kinematografisë shqiptare deri te kompozimet e këngëve për festivale dhe vepra simfonike.

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 27/12/2016, nr. dekreti 9912 zotit Aleksandër Lalo Titullin “Mjeshtër i madh” me motivacionin: “Në shenjë nderimi për veprimtarinë e tij të çmuar si kompozitor i shquar, e cila e shndërroi në një nga metodistët e mëdhenj e të rrallë të muzikës shqiptare, duke ruajtur me besnikëri tiparet kombëtare, por dhe si novator në muzikën e tij aq të veçantë, të larmishme dhe mbresëlënëse.” Ndahet nga jeta ne 19.11.2017.

Këto janë disa prej kompozimeve të Aleksandër Lalos: Odiseja e tifozëve (1972); Duke kërkuar 5-orëshin (1974); Emblema e dikurshme (1976) (TV); Dimri i fundit (1976); Tomka dhe shokët e tij (1977); Vajzat me kordele të kuqe (1978); Nusja (1980); Gëzhoja e vjetër (1980);Një gjeneral kapet rob (1980); Thesari (1981); Shtëpia jonë e përbashkët (1981); Shi në plazh (1982); Një vonesë e vogël (1982); Era e ngrohtë e thellësive (1982) (TV); Fushë e blertë fushë e kuqe (1984); Asgjë nuk harrohet (1985); Fjalë pa fund (1986); Dy herë mat (1986); Të shoh në sy (1986); Treni niset më shtatë pa pesë (1988); Historiani dhe kameleoni (1989); Tingujt e harresës (1996) (TV).

 

 

 

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re