Skip to content

Kompozitori i njohur shqiptar bëhet baba për herë të parë, publikon fotografinë me frazën e ëmbël (FOTO)

Tetori nisi me mbarësi për kompozitorin Kledi Bahiti dhe partneren e tij, Pejana Elezi. Dyshja e njohur mirëpritën fëmijën e tyre të parë, një vogëlush që e pagëzuan me emrin Gred.

Lajmin më të bukur të jetës Kledi vendosi ta ndante vetë me fansat e tij përmes një postimi shumë të ëmbël në rrjete sociale. Kompozitori postoi një foto të dorës së djalit shoqëruar me shkrimin: “Melodia më e bukur e jetës”.

Ndërkohë duket se tashmë i vogli dhe mami Pejana janë kthyer në shtëpi dhe Kledi ka nisur punën me kohë të plotë si baba. Ai ka publikuar ditën e sotme një foto duke mbajtur djalin në krah dhe këtë herë nuk është përpjekur t’ja fshehë shumë fytyrën. Me këtë rast ai ka falenderuar të gjithë ata që i kanë uruar për ardhjen në jetë të të voglit.

/faxweb