Nga Blendi Gashi

Jo veç politikanët e nivelit të lartë, si presidenti, kryeministri, kryekuvendari, ministrat e deputetët kanë krijuar pasuri marramendëse nga paslufta në Kosovë, por aq të kamur janë edhe politikanët e nivelit lokal, konkretisht kryetarët e komunave.

Edhe pse marrin diç më tepër se 1 mijë euro pagë mujore, disa prej udhëheqësve komunal përveç se posedojnë shtëpi, banesa, kanë para të kursyera në banka mbi 100 mijë euro, ndërsa ka kryetar që posedon veturë me çmim marramendës prej 70 mijë euro.

Portali tesheshi.com ka vëzhguar formularët e pasurisë për vitin 2018-të, të kryekomunarëve për të kuptuar se sa para kanë të kursyera në banka dhe ç’vetura vozitin.

Svetislav Ivanoviç, kryetar i Novobërdës (Artanës), ka deklaruar 20 mijë euro para të gatshme të ruajtura në bankë dhe veturë në vlerë 3500 euro.

Qëndron Kastrati, kryetar i Dardanës (Kamenicës), ka deklaruar veturë në vlerë 5 mijë euro dhe vetëm 4.37 euro në llogarinë bankare.

Bashkim Ramosaj, kryetar i Deçanit, nuk ka deklaruar të ketë as para të gatshme e as veturë.

Salim Jenuzi, kryetar i Dragashit, ka deklaruar të ketë dy vetura, njërën në vlerë 6 mijë euro dhe tjetrën 3 mijë euro, ndërsa nuk ka deklaruar të ketë para të ruajtura në banka.

Ramiz Lladrovci, kryetar i Drenasit, ka deklaruar të ketë të kursyera në konton e tij vetëm 500 euro, ndërsa vozitë veturë të tipit Mercedes S-320 në vlerë 15 mijë euro.

Agim Aliu, kryetar i Ferizajt, ka deklaruar të ketë të ruajtura në konton e tij 17.992 euro, ndërsa vozit Golf V në vlerë 6.500 euro.

Burim Berisha, kryetar i Fushë Kosovës, nuk ka deklaruar të ketë të ruajtura para në banka në konton e tij, ndërsa në emër të fëmijëve ka të kursyera hiç më pak se 29 mijë euro. Ndërsa posedon veturë Golf VI në vlerë 10 mijë euro.

Ardian Gjini, kryetar i Gjakovës, nuk ka deklaruar të ketë para të gatshme në banka, ndërsa posedon dy vetura, njërën Mercedes 320 në vlerë 15 mijë euro dhe një Opel Corsa në vlerë 3 mijë euro.

Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit, ka deklaruar para të ruajtura në xhirollogarinë personale hiç më pak se 128 mijë e 194 euro. Veturë në emër personal nuk ka deklaruar, por në emër të gruas të tipit Hyunday Matrix në vlerë 3 mijë euro.

Srdjan Popoviç, kryetar i Graçanicës, ka deklaruar para të gatshme në vlerë 22 mijë e 642 euro, ndërsa veturë të tipit Peugeot në vlerë 6 mijë euro.

Haki Rugova, kryetar i Istogut, ka deklaruar para të gatshme në vlerë 18 mijë euro dhe veturë në vlerë 6 mijë euro.

Agron Kuçi, kryetar i Junikut, nuk ka deklaruar të ketë para të gatshme, ndërsa posedon veturë të tipit Passat në vlerë 5 mijë euro.

Besim Ilazi, kryetar i Kaçanikut, ka deklaruar para të gatshme në vlerë 49 mijë euro dhe veturë personale të tipit Passat në vlerë 15 mijë euro.

Bozhidar Dejanoviç, kryetar i Kllokotit, nuk ka deklaruar të ketë as para të gatshme në banka e as veturë.

Dragan Jablanoviç, kryetar i Leposaviçit, nuk ka deklaruar para të mbajtura në bankë, ndërsa posedon veturë të tipit Opel Corsa në vlerë 6.500 euro.

Imri Ahmeti, kryetar i Lipjanit, ka deklaruar se posedon në bankë 4.100 euro, ndërsa ka në pronësi dy vetura, njëra Audi A4 në vlerë 6.500 euro dhe tjetra Golf IV në vlerë 4 mijë euro.

Abdulhadi Krasniç, kryetar i Mamushës, nuk ka deklaruar të ketë as para të gatshme në banka e as veturë.

Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës Jugore, ka deklaruar para të gatshme 7.150 euro, ndërsa posedon veturë Audi Q7 në vlerë 10 mijë euro.

Goran Rakiç, kryetar i Mitrovicës Veriore, ka deklaruar para të ruajtura në bankë në vlerë 50 mijë euro, ndërsa posedon veturë Grand Cheroke në vlerë 10 mijë euro.

Xhafer Gashi, kryetar i Obliqit, ka deklaruar se ka të ruajtura në bankë në emër personal vetëm 939 euro, ndërsa posedon veturë Golf V në vlerë 5.500 euro.

Gazmend Muhaxheri, kryetar i Pejës, ka deklaruar se ka të ruajtura në bankë 20 mijë euro, ndërsa posedon dy vetura, njërën në vlerë 16 mijë euro, tjetrën 10 mijë euro.

Agim Veliu, kryetar i Podujevës, ka deklaruar para të gatshme në vlerë 14.151 euro, ndërsa sipas deklarimit nuk posedon veturë.

Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës, ka deklaruar 3 mijë euro para të ruajtura në bankë, ndërsa posedon veturë të tipit Skoda në vlerë 9 mijë euro.

Mytaher Haskuka, kryetar i Prizrenit, ka deklaruar se posedon 3 mijë euro para të gatshme dhe veturë në vlerë 8 mijë euro.

Smajl Latifi, kryetar i Rahovecit, ka deklaruar të ketë vetëm 148 euro të ruajtura në bankë, ndërsa posedon veturë të tipit Vectra në vlerë 3.500 euro.

Bratislav Nikoliç, kryetar i Shterpcës, ka deklaruar të ketë të ruajtura në banka 48 mijë e 850 euro, ndërsa posedon veturë Land Rover në vlerë 70 mijë euro.

Naim Ismaili, kryetar i Shtimes, ka të ruajtura në bankë 23.270 euro, ndërsa  posedon dy vetura, njërën në vlerë 15 mijë euro, tjetrën 4 mijë euro.

Bekim Jashari, kryetar i Skenderajt, ka të ruajtura në banka 50 mijë e 953 euro, ndërsa posedon tre vetura në vlerë të përbashkët prek 66 mijë euro.

Bali Muharremaj, kreytar i Therandës (Suharekës), nuk ka deklaruar të ketë para të gatshme, ndërsa posedon veturë në vlerë 10 mijë euro.

Sokol Haliti, kryetar i Vitisë, ka deklaruar se ka të ruajtura para të gatshme në vlerë 32 mijë e 271 euro, ndërsa posedon veturë të tipit Passat në vlerë 15 mijë euro.

Xhafer Tahiri, kryetar i Vushtrrisë, ka dekalruar se ka të ruajtura në banka vetëm 515 euro, ndërsa posedon veturë të tipit Tiguan nëvlerë 12.800 euro.

Stevan Vuloviç, kryetar i Zubin Potokut, ka deklaruar para të gatshme të ruajtura në bankë në vlerë 150 mijë euro, ndërsa sipas deklarimit nuk posedon veturë.

Vucina Janokoviç, kryetar i Zveçanit, ka deklaruar të ketë në bankë 50 mijë e 400 euro, ndërsa nuk ka deklaruar veturë.

Rufki Suma, kryetar i Hanit të Elezit ka të ruajtura në bankë vetëm 264 euro, ndërsa posedon veturë Golf V në vlerë 5 mijë euro.

Ndërkaq kryetarët që nuk e kanë deklaruar pasurinë dhe nuk dihet sa para të kursyera kanë dhe ç’vetura posedojnë janë: Bozidar Janoviç, kryetar i Ranillugut, Ragip Begaj, kryetar i Malishevës, Zeun Elezaj, kryetar i Klinës, Dragan Nikoliq, kryetar i Parteshit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re