Skip to content

Komunes se Gjakoves ne Kosove

Nderkohe qe vijojne procedurat ligjore per zyrtarizimin e binjakezimit mes Komunes se Gjakoves ne Kosove dhe Bashkise se Sarandes ne Shqiperi, nje delegacion nga Gjakova, kane qene te ftuarit e Kryetares se Bashkise se Sarandes, zonjes Florjana Koka, per te kryer nje vizite pune dhe njohjeje. Nje pritje shume e ngrohte dhe miqesore i eshte rezervuar delegacionit nga Gjakova, qe kryesohej nga Kryetari i Komunes, zoti Ardian Gjini, nga stafi i tij i ngushte dhe nga asambleiste (keshilltare) komunare.

Kryebashkiakja Koka u ka bere atyre nje panorame rreth profilit dhe asteve turistike te kesaj Bashkie, si dhe i ka njohur me karakteristikat e me zhvillimet ekonomike, kulturore, etnografike e demografike dhe me mozaikun e besimeve, qe bashkejetojne ne harmoni me njeri-tjetrin.Kryekomunari Ardian Gjini, duke falenderuar per pritjen, tha se procedurat per binjakezimin mes Gjakoves dhe Sarandes, ne komunen qe ai drejton, kane arritur te finalizohen me vendimmarjen ne Asamblene (Keshillin) Komunar dhe pasi te arrihet kjo edhe ne Keshillin Bashkiak te Sarandes, nis periudha e punes per t’i dhene konkretesi marredhenieve mes nesh, qe deshirojme te arrijne ne marredhenie mes qytetareve, banoreve dhe komuniteteve.

I shoqeruar nga zevendeskryetari i Bashkise se Sarandes, z. Robert Piro dhe Drejtori i Kabinetit, z. Thoma Nika, delegacioni nga Gjakova, ka bere nje gudie, qe ka nisur nga Qendra sociale e Zhvillimit, ne sinagogen ebraike e Manastirin e 40 Shenjtoreve, per te vijuar me viziten ne biznesin e midhjes te Firmes “Mane”, me njohjen me Ksamilin si destinacion i dyte turistik i Bashkise Sarande, me viziten ne qytetin antik te Butrintit.

Mbremjen e djeshme guida u pasurua me viziten ne Galerine “Art-Saranda”, ne muzeun hisotrik e etnografik dhe ne Zyren e Informacionit Turistik (ZIT), qe funksionon si nje partneritet publik-privat mes Bashkise se Sarandes dhe subjektit “Toena”.