Një punonjës i policisë së Durrësit është pezulluar nga detyra nga drejtori i përgjithshëm, Ardi Veliu, nën akzuën e komunikimit jo etik me një pushues nga Kosova.

Polici i pezulluar është ndihmës/Specialisti i Policimit në Komunitet A.L dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor.

Shqiptari i Kosovës kishte publikuar një video, ku bënte publik komunikimin jo etik të punonjësit të Policisë.

“Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Durrës është bërë një njoftim për vjedhjen e 3 celularëve. Me marrjen e njoftimit menjëherë Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka marrë kontakt me shtetasin kosovar, i cili ka thënë se në banesën e marrë me qera i kishin marrë 3 aparatë celularë. Pasi punonjësit e Policisë  kanë kryer veprimet paraprake, i kanë shpjeguar proceduren që duhej për të bërë kallëzim në lidhje me vjedhjen e celularëve që ai pretendonte, por shtetasi kosovar nuk ka pranuar dhe më vonë ka deklaruar se i ka gjetur celularët”, – njofton policia.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denocojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të policisë me detyrën dhe çdo paligjshmëri  në numrin pa pagesë 112, në Komisariatin Dixhital dhe   në adresat e tjera zyrtare të Policisë së Shtetit, si dhe në numrin pa pagesë 0800 90 90 të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankeat në MB, duke garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re