Në analizën e punes vjetore, Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është pyetur nga gazetarët e pranishëm edhe në lidhje me faktin nëse ish-kryeministri, Sali Berisha e ka thyer “arrestin në shtëpi” pasi komunikoi me simpatizantët e tij që ishin mbledhur poshtë pallatit ku ai jeton.

Balla tha se nuk i takon Policisë së Shtetit të bëjë koment për këtë aspekt, por sipas tij kodi procedurial i përcakton qartë ndalimet e një shtetasi që ndodhet në “arrest në shtëpi” , të cilat sipas tij janë të njëjta  me ata të “arrestit në burg”.

“Unë nuk dua që kësaj çështje t’i jap një ngjyrimi politike, këto janë raste që këta persona e kanë me drejtësinë.

Pavarësisht se sa i përket këtij rasti është një denoncim i bërë nga unë në cilësinë e deputetit dhe qytetarit të kësaj Republike.

Vazhdoj të mbetem i bindu që rasti “Partizani” është një tipik si në librat e kriminalistikës. 

Sot në Shqipërie përballen dy botë, keni PS, grupin e saj parlamentar që nuk bën asnjëherë asnjë koment, për asnjë akuzë që ngrihet ndaj njërit prej nesh, keni edhe këtë rastin tjetër, që besoj se e dini fare mirë, dhe e kuptoni qartë që është një korrupsion i pastër i një funksionari publik i cili përdori firmën për përfitime të paligjshme apo lehtësim procedurash.

Dua të them se kam dëgjuar shumë interpretime, kodi është i qartë për mënyrën e zbatimit të arrestit në shtëpi. Kodi i procedurës thotë se gjatë arrestit në shtëpi ke të gjithë ndalimet qe edhe në arrestin me burg.

Këtu është ndarja e dy botëve sa e respekton ligjin. Nuk kam pasur asnjë kontakt me policinë e shteti  sa përket shtetasit në fjalë.

I takon institucioneve të tjera të bëjnë koment për këtë” tha Balla.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re