Kryeministri Edi Rama deklaroi në një lidhje live në facebook se Shqipëria është vendi me numrin më të ulët të numrit të vdekjeve për 1 milion banorë. Kreu I qeverisë tha se Shqipëria është vendi që e ka hapur ekonominë më shumë se çdo shtet tjetër.

Sipas Ramës, rezultatet pozitive në betejën me COVID-19 vijnë vetëm si pasojë e masave të marra nga qeveria. Rama harxhoi një kohë të gjatë duke iu përgjigjur kritikëve që e quajnë “komunist, legen..”

“Lexoj shqetësime reale, por edhe dokrra dhe fyerje. Nuk kam problem me fyerjet, e dija që në fillim. Mos luani me zjarrin që do na digjte. Ndërkohë që ne po hapemi është shqetësuese që flitet pa lidhje. Jemi vendi me numrin më të ulët të vdekjeve për 1 milion banorë, jemi vendi me numrin më të ulët të shtretërve të zënë me paciente dhe me numrin më të ulët të atyre që përdorin respiratorë. Si mendoni ju që shani, nuk kanë lidhje këto rezultate me masat e marra, apo mendoni se kovidi I ka marrë me të mirë shqiptarët se janë trima dh eta japin në lule të ballit. E gjithë është falë masave që kemi marrë dhe respektimit të tyre nga qytetarët. Jo pop se nuk dalin pensionistët, jo pse dalin pensionistët. Pse flet me facebook, si drejtohet shteti me facebook. etj etj. Këtë e bëj për t’iu ndihmuar. Jo po pse nuk përgjigjesh o komunist,  legen, flasin për popullin, po lidhje nuk kanë”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re