Pas Sllovakisë, kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Moldavisë. 47 udhëheqës, kryeministra dhe presidentë të Bashkimit Evropian, Mbretërisë së Bashkuar, Turqisë, Ukrainës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor mblidhen të enjten në samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian.

 

Përballë kërcënimit Rus, liderët e Evropës mblidhen në Moldavi për t’i treguar asaj mbështetje politike dhe financiare.

 

Lufta, siguria dhe furnizimi me energji janë diskutimet që do të mbizotërojnë samitin.

 

GLEDIS GJIPALI

 

DREJTUES, “LEVIZJA EVROPIANE” NE SHQIPERI

 

Do të ketë një fokus te vendet e Evropës Lindore. Ukraina sigurisht që zë pjesën kryesore të vëmendjes së BE, por nuk duhen harruar edhe shtete të tjera si Moladavia, Gjeorgjia apo edhe Armenia që ka konflikte me Ajzerbaxhanin. Pra është pozitive në tërësi për gjithë procesin e zgjerimit, por fokusi do të jetë te vetë projekti politik i BE në veçanti me vendet e Evropës Lindore.

 

Formalizimi u bë në Çeki një vit më parë. Çfarë pritet pas samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian, një organ jozyrtar i krijuar me kërkesë të presidentit francez, Emmanuel Macron, për të bashkuar demokracitë e gjithë kontinentit?

 

GLEDIS GJIPALI

 

DREJTUES, “LEVIZJA EVROPIANE” NE SHQIPERI

 

Cilat do të jenë ato projekte konkrete që do të zhvillojë? Çfarë forme do të marrë në të ardhmen, nëse do të zyrtarizohet, do të qëndrojë fleksibël, cilat janë idetë që do të hedhë përpara që sigurisht ndikon në pjesën e anëtarësimit dhe zgjerimit.

 

Për vendin tonë, rëndësi e dorës së parë është ecja shpejt drejt anëtarësimit në BE.

 

GLEDIS GJIPALI

 

DREJTUES, “LEVIZJA EVROPIANE” NE SHQIPERI

 

Ardhja përreth kësaj ideje të përbashkët është një shtysë më tepër që procesi i anëtarësimit të jete i suksesshëm.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re