Deputet i PS-së, Petro Koçi gjatë një lidhje në Skype në “Fax News” ka folur për situatën politike në vendin tonë.

Duke iu referuar rastit dhe urimit skandaloz të Bujar Çelës, Koçi tha se komunizmi në Shqipëri prej kohësh është shpallur “non grata”.

Deputeti socialist theksoi se PD e përdori këtë rast për të hequr vëmendjen nga kriza që ka përfshirë selinë blu. Gjithashtu Koçi thotë se Sali Berisha ndihet i frikësuar për shkak se drejtësia mund të veprojë ndaj personave që janë përfshirë në korrupsion masiv.

“Komunizmi është shpallur “Non grata” prej kohësh në Shqipëri, sigurisht ka edhe nostalgjik por pa pasoja pasi është një numër shumë i vogël.

PD e shfrytëzon figurën e Enver Hoxhës si gomone shpëtimi, sepse PD është përfshirë në një krizë të brendshme pasi lidhen me interesa të ngushta të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Nëse Basha do të ishte burrë shteti do ta kishte përjashtuar Berishën kur u shpall “non grata” por u kujtua shumë vonë. U tregua i pabesë ndaj Berishës, ky i fundit s’mendon për interesat e PD as të Shqipërisë, ka frikë nga drejtësia, sepse duke u përfshirë në korrupsion ka frikë. Ai është i pandëshkueshmi, tashmë është më e lehtë për drejtësinë për të vepruar ndaj figura si Sali berisha në të ardhmen.

Këto dy segmente që po përplasen brenda PD janë ekstremistë ndaj qeverisë3 për të fituar pikë në anëtarësinë brenda PD. Kartat ekstremiste japin rezultat dhe sjellja e sotme e zotit Shehu janë fotokopje e stilit që përdor politika, për të gjetur tek pala tjetër tradhtarë të kundërshtarit politik. Në politikë përveçse mund të shprehemi kundër një alternative të dikujt por duhet të tregojmë edhe alternativën, ata janë vetëm kundër dhe nuk ka politikë që shpalos alternativën e vërtetë. Është fotokopje e stilit të vjetër të politikës shqiptare. SHBA edhe BE janë të vëmendshëm të hapave të jashtëm që ndjek shqipëria dhe nëse do të kishte rrezik këta partnerë me siguri do të reagonin në një mënyrë të vendosur por ska asgjë të rrezikshme. Cdo gjë është në frymën e Berlinit apo të BE dhe ska lidhje për rrezikun që thonë demokratët”, përfundoi Petro Koçi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re