Një tjetër detaj që zbulohet nga hetimet e SPAK përbën fakti se ndryshe nga studimi i fizibilitetit, koncesionari nuk bën pastrimin e sallave pas ndërhyrjeve operatore. Sipas kontratës kjo procedurë i është lënë vetë spitalit.

TIRANË- Referuar dokumenteve, rezulton se është parashikuar që të gjitha pajisjet kirurgjikale dhe pajisjet e tjera me vlerë investimi 1.5 mld lekë, në fund të kontratës të jenë plotësisht të amortizuara.

Një tjetër detaj që zbulohet nga hetimet e SPAK përbën fakti se ndryshe nga studimi i fizibilitetit, koncesionari nuk bën pastrimin e sallave pas ndërhyrjeve operatore. Sipas kontratës kjo procedurë i është lënë vetë spitalit.

Prokuroria argumenton në dosjen hetimore se komisioni i koncensionit ka negociuar kontratën në favor të privatit. Koncensioni kontravers i sterilizmit, me një faturë 100 mln euro për 10 vite, është koncensioni i parë që vihet nën hetim me dyshimin se fituesi ishte paracaktuar dhe se të dhënat e studimit të fizibilitetit janë manipuluar.

8 persona janë marrë në hetim, ndërsa ish zëvendës-ministri i shëndetësisë Klodjan Rrjepaj, që ka udhëhequr komisionin e dhënies me koncension të shërbimit, dhe Ilir Rrapaj, fituesi i kontratës janë lënë pas hekurave.

Burimi: Top Channel

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko