Faxnews ka zhvilluar një intervistë me violinistin Rezart Kapedani në lidhje me aktivitetin që do të mbahet sot në Tiranë.
Ai tha se për publikun shqiptar do të ofrohet këngë e valle nga kompozitorë spanjoll. Ndër të tjera ai shtoi se violina është ajo që e bën të lumtur.
Rikujtojmë se koncert me muzikë spanjolle do të mbahet sot në mbrëmje tek qendra kulturore, kompleksi i katedrales Ortodokse.
“Sot i ofrojmë publikut shqiptar një potpuri me muzikë, këngë e valle nga kompozitorë spanjoll, ka valltar që janë të ftuar, shumë të njohur në Spanjë. Janë tre kërcimtarë, mezosoprane, edhe unë.
Vij me shumë kënaqësi në Tiranë me shumë ndjenja. Gjithmonë kam thënë se Shqipëria ka nje nivel më të lartë se Spanja sa i përket pianos, ka qenë dhe do jetë, është lluks për ne që të kemi këtë nivel.
Kam studentë që nga mosha 8-18 vjeçe. Është mundohem që ata të mësojnë cdo gjë. Kam një marrëdhënie shumë të afërt.
Cfarë është violina per ty?
E thashë para një muaji, që violina është ajo që më bën të jem i lumtur. Kam shumë emocione.
Në muajin qershor sapo të kthehem kam një koncert me piano, pastaj me muzikë dhome, në fund të qershorit në Angli dhe më pas në Boston.
Kjo muzikë vlerësohet më shumë jashtë Spanjës, se sa një Spanjë.
Si e sheh artin shqiptar?
Është shumë larg niveli në Shqipëri”– u shpreh ai.
…
/faxweb



