Kryeministri Edi Rama mbërriti në sheshin “Skenderbej” ku po mbahet koncerti festiv mes entuziazmit të mijëra të pranishmeve.

Kreu i qeverise shoqërohej nga bashkëshortja e tij Linda Rama e më tej iu bashkua edhe kryebashkiaku Veliaj.

Pasi u përshendet me qytetarët që ndodheshin në radhën e parë të koncertit në shesh, Rama takoi pjesën më të madhe të përfaqësuesve të mazhorancës, kryesisht Ministra dhe deputetë.

Kryeministri përqafoi Taulant Ballën dhe më qëndroi bashkë me ambasadoren Yuri Kim.

Vec pjeses së interpretimit të këngëtareve më në zë, koncerti festiv ishte integruar me shfaqjen herë pas herë në maksi-ekran, të videomesazheve të personazheve të rëndësishëm të politikaneve perendimore SHBA dhe BE.

Presidenti Joe  Biden ishte ndër ata që përcolli mesazhin e tij për Shqipërinë dhe shqiptarët sikurse edhe kreret e Unionit Europian Ursula von der Leyen, Charls Michel dhe Josef Borrell.

Në fund një mesazh edhe i kryeministrit Rama mbi rrugetimin euro-atlantik të vendit tonë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re