Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi në një deklaratë për mediat bëri të ditur se PD ka depozituar në SPAK të dhëna të reja që provojnë se koncesioni i check up manipulon formularët ndër vite për bërjen e analizave.

“PD ka vendosur të dorëzojë në SPAK provat e reja që disponon dhe provojnë që koncesioni manipulon formularët ndër vite për bërjen e analizave.

Këto të dhëna faktojnë se në qendrat shëndetësore janë shpërndarë formularë të vitit 2015 që duhen mbushur sipas informacioneve që sjell koncesioni në 2015.

Në letrat që disponon PD duhet se datat e kryerjes së analizës është 2015, ndërkohë që datat e projektimit të tyre është 2019. Përfundimi i analizave që bëhet është shpeshherë i ndryshëm nga të njëjtat analiza në shtet apo në privat”, tha Vokshi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re