Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK.

Sot ai ka detyrimin për t’u paraqitur për hetimet ndaj koncesionit të sterilizimit, ku ai akuzohet për shpërdorim detyre.

Beqaj rezulton nën hetim edhe për dosjen e Check-Up si dhe për abuzimet që dyshohet se janë kryer në Agjencinë e drejtuar nga ai deri pak kohë më parë e që kane të bëjne me koordinimin e fondeve të vendeve të huaja.

Për këtë dosje, SPAK ka siguruar edhe përgjime ambientale dhe telefonike. SPAK po verifikon edhe pasurine e ish-ministrit të Shëndetësisë./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re