Në Izrael ka filluar të diskutohet ideja e bashkimit të territoreve Palestineze me Jordaninë dhe krijimi i një konfederate, përcjell KosovaPost.
Kjo ide është paraqitur nga ish ambasadori Izraelit në Jordani Oded Eran, gjatë një raportimi në Institutin e Kërkimeve për Sigurinë në Tel Aviv.
“Kjo ide është diskutuar edhe më parë, por nuk është parë si zgjidhje, megjithatë nuk duhet të neglizhohet dhe të hiqet nga opsionet e zgjidhjes se konfliktit”, është shprehur Eran.
