Analisti Lorenc Vangjeli është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës së zhvilluar gjatë ditës së sotme për shpalljen “non grata” nga Britania e Madhe, dukej më shumë si avokat i 2-3 shtetasve të tjerë në Shqipëri.

Komentet Vangjeli i bëri në emisionin “Log” në Panorama TV, ku tha se vendimi për shpalljen e ish-kryeministrit “non grata” është vendim politik dhe nuk duhet pritur që provat të verifikohen nga gjykata.

“Atëherë nëse këto verifikohen, do të shikoni se përse doli Berisha sot. Berisha sot ishte avokat i 2-3 shtetasve shqiptarë këtu. Incidenti në Rinas mendohet se është shmangur në minutën e fundit. Ka sinjale të forta, ndihet.

Ka tre lloj presioni që endet sot mbi skotën e madhe të të tremburve të Tiranës. Është presioni i opinionit publik, i drejtësisë së re dhe politik. Dhe ka një gërshetim të të trejave. Ajo që dua t’ju them nëse del pyetja për SPAK, është se të gjithë ata cinikë e skeptikë që prisnin të ndodhte diçka, po shikojnë provën që po ndodh diçka.

Unë jam i brengosur, ndihem keq për vendimin e Britanisë së Madhe, por kini parasysh se ai është vendim politik dhe jo gjyqësor, që të presësh që provat e tyre të vërtetohen nga gjykata. Në Shqipëri të majtë e të djathtë drejtësinë e kanë përdorur për hallin e tyre.

Cila është fatkeqësia e Berishës? Berisha të gjitha akuzat ndaj tij refuzonte të shkonte në gjykatë, sepse e konsideronin oborrin e pushtetit të tyre. Nëse këto probleme do të verifikoheshin në gjykatë, nuk do të ishte kjo situatë e tij me SHBA dhe BE. Kur ligji kërkon që prokuroria mund të nisë çështje penale, bindja e DASH dhe Britanisë së Madhe nuk është indicje për organin e akuzës të nisë një hetim?”, është shprehur Vangjeli.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re