Ndërsa në Bruksel u mbyll konferenca e donatorëve për procesin e rindërtimit në zonat e prekura nga tërmeti shkatërrimtar, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili tha se me rëndësi është që këto para të shkojnë për këtë proces dhe të mos vidhen.
“Ka shume rendësi qe leket e donatoreve per termetin te mos shkojne dëm si ato te Reformes ne Drejtësi qe u treten si kripa ne ujë dhe prodhuan vetëm kapjen mafioze te shtetit nga rilindja”, shkruan ai.