Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur Konferencën e Donatorëve në Burksel, për të ndihmuar Shqipërinë në rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Me një shënim në rrjetet sociale, Presidenti Meta shpreh mirënjohje për vendet që kontribuan në ndihma për Shqipërinë.

“Përshëndes Konferencën e Donatorëve që po zhvillohet në Bruksel, në mbështetje të Shqipërisë, për kapërcimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar, e njëkohësisht shpreh mirënjohjen e thellë për solidaritetin dhe kontributin e vendeve pjesëmarrëse dhe kontribuuese”, shkruan Presidenti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re