Seanca parlamenare ku do te vendoset fati i imunitetit te Arben Ahmetajt do te zhvillohet diten e premte.

 

Dakortesia eshte arritur mes paleve politike gjate mbledhjes se Konferences se Kryetareve.

 

Tensionet ne seancen e sotme parlamentare u zhvilluan pikerisht per kete ceshtje.

 

Opozita kerkoi qe debati dhe fati i imunitetit te Ahmetajt te zhvillohej kete te enjte ndersa mazhoranca kembenguli qe kjo gje te ndodhte diten e hene.

 

Ne kete menyre eshte gjetur një rruge e mesme ne menyre qe te zhvillohet nje seance e posacme te premten ora 10:00.

 

SPAK kerkoi autorizim nga Kuvendi per arrestimin e ish-ministrit per shkak te akuzave per aferen e inceneratoreve.

 

Ne Keshillin e Mandateve mazhoranca dhe opozita rane dakort dhe tanime do te kete nje seance te posacme parlamentare per Arben Ahmetajn, i cili pavaresisht ketyre zhvillimeve ndodhet jashte vendit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re