Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, sot u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Konferenca shqyrtoi dhe miratoi kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 9-27 maj 2022.
Konferenca vendosi zhvillimin e seancave plenare ne datat 9 maj (për çështjet e ngritura nga zgjedhësit gjatë javës së gjelbër), 12 maj, 19 maj dhe 26 maj.

Konferenca miratoi ngritjen e Nënkomisionit për Diasporën dhe Migracionin pranë Komisionit për Politikën e Jashtme si dhe kërkesën për debat rreth raporteve të institucioneve të pavarura që raportojnë në Kuvend, i cili do të zhvillohet në seancën plenare të datës 28 prill 2022.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re