Partia Socialiste dhe “Rithemelimi” kanë dakord gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve për ngritjen e dy komisioneve hetimore.

Mazhoranca dhe opozita, që përfaqësohet nga kreu i Grupit Gazment Bardhi, kanë rënd dakord për ngritjen e Komisioneve Hetimore për kontratat koncesionare në shëndetësi dhe për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS.

“Sa i takon ngritjes së komisioneve hetimore ky ka qenë një pseudo-konflikt. Kërkesa duhet bërë sipas ligjeve dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kemi qenë të qartë për përshtatjen e objekteve të komisioneve hetimore. Nëse ne rregullojmë objektet e kërkesave për komisionet hetimore siç e kërkon ligji, ne jemi të hapur për të diskutuar, ka thënë kreu i Grupit të PS-së, Bledi Çuçi gjatë takimit.

Më tej ai çmoi rolin e opozitës në Parlament duke përmendur edhe ligje që duan shumicë të cilësuar.

“Ka një sërë ligjesh që duhen miratuar me një shumicë të cilësuar siç është amnistia penale, por edhe ligje të tjera që lidhen edhe me rrugën e integrimit në BE e jo vetëm. Kështu që përfshirja e opozitës është e rëndësishme për të pasur një produkt të mirë në finale”, tha Çuçi.

Të pranishëm në mbledhje janë përfaqësues të PS, Elisa Spiropali, Ermonela Felaj, Bledi Çuçi, Klotilda Bushka, Mimi Kodheli, Arben Pëllumbi, si edhe dy nënkryetarët e Rithemelimit, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re