Gjithçka gati për mbajtjen në Tiranë të konferencës Europiane të INTERPOL. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka publikuar pamjet nga Pallati i Kongreseve, aty ku edhe do të mbahet takimi.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ministri Balla thotë se drejtuesit e lartë të policive dhe agjencive ligjzbatuese nga vendet anëtare, do të marrin vendime për forcimin e luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

“Gati për Tiranën nesër, kryeqytetin e Europës, ku do të mbahet Konferenca Europiane e Interpol, takimi më i rëndësishëm i kësaj organizate në nivelin e kontinentit tonë. Drejtuesit e lartë të policive dhe agjencive ligjzbatuese nga vendet anëtare, do të marrin vendime për forcimin e luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar”, shkruan ministri Taulant Balla.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re