Skip to content

Konferenca Kombëtare Antikorrupsion/ Ministrja Ekonomi: Erës së pandëshkueshmërisë po i vjen fundi

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Qeveria e ka marrë shumë seriozisht luftën kundër korrupsonit dhe pandëshkueshmërisë.

 

Ministrja për standartet e shërbimeve Milva Ekonoimi, në edicionin qëndror të lajmeve në “Vizion Plus” tha se arrestimi apo hetimi i zyrtarëve të lartë të shtetit, majtas apo djathtas është një shenjë e qartë se erës së pandëshkueshmërisë po i vjen fundi.

 

 

Si një koordinmatore e raportit vjetor, Ekonomi tha se Konferenca Kombëtare Antikorrupsion do të jetë e përvitshme dhe ka si synim rritjen e transparencës dhe efektivitetit të administratës publike për qytetarët dhe bizneset.

 

“Në konferencën e parë Kombëtare Antikorrupsion që po zhvillohet, marrin pjesë autorët e saj dhe aktorët më të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit. Për qeverinë është e rëndësishme sepse kërkon që cdo individ ta bëjë protagonist, të gjithë bashkë ta luftojmë korrupsionin pasi ky fenomen është një betejë e vazhduyeshme.”

 

Ekonomi u ndal edhe te dixhitalizimi i shërbimeve i cili synon të mbyllë hapësirën e çdo personi që kërkon të përfitoj favore kundrejt shërbimeve.

 

“Dixhitalizimi duhet përdorur në parandalim në investigim dhe dënimin e korrupsionit. Korrupsioni është një plagë serioze e shoqërisë.”

 

Për sa i përket figurave të larta të qeverisë që kanë përfunduar pas hekurave, ministrja u shpreh se kjo është pikërisht një provë për reformimin dhe ndëshkueshmërinë pa bërë dallime.

 

“Korrupsioni nuk është një betejë e vetme, Reforma në Drejtësi nuk mund të shihet si e veçuar nga masat që ne po marrim për ndëshkimin dhe parandalimin e korrupsionit. Ndëshkueshmëria është kryefjala, për herë të parë janë vënë hetim figura të larta. Ata sot janë pas burgut dhe kjo tregon që erës së pandëshkueshmërisë i ka ardhur fundi.

Ne duhet t’ju tregojmë qytetarëve që dixhitalizimi është mjeti me të cilin ti bënë transparencën. Qytetarët duhet të dinë shumë mirë çfarë shërbimesh duhet të marrin gjithashtu edhe bizneset.

Ne kemi shumë sisteme sot që po zhvillohen duke ndjekur këshillat më të mira të ndërkombëtarëve. Gjurmueshmëria është kryesorja. E kemi shumë seriozisht luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë.”

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë