Presidenti Ilir Meta ka dalë përpara medias për dhënë shpjegime në lidhje me vendimet e marra nga kreu i shtetit për miratimin apo kthim për rishqyrtim të ligjeve në Parlament.

Një tjetër çështje që presidenti u fokusua ishte dhe propozimi për eërimin e Arben Shehut në postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

“Këtë javë ktheva ligjin për shërbimet e pagesave. Shpresoj që Kuvendi të reflektojë. Këtë javë patëm një komunikim me Kuvendin për emetimin e eurobondit të ri. Shuma dhe nxitimi pa u konsultuar me të gjithë aktorët më detyruan që të jepja pëlqimin për hyrjen në fuqi menjëherë. Kreut të KLSH-së i kërkova që të mos i bindet asnjë urdhri apo akti që mund të cenojë këtë institucion. Kuvendi të gjykojë me objektivitet kandidaturën”, deklaroi Meta.

Presidenti gjithashtu ka bërë të ditur se kryekontrollori Leskaj nuk duhej të tërhiqej dhe të vazhdonte të qëndronte në detyrë, deri sa të miratohet pasardhësi i tij.

LIVE – Komunikimi javor me mediat

Publiée par Ilir Meta sur Vendredi 5 juin 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re