Tirana do te prese ne fund te muajit tetor konferencën mesdhetare te OSBE-se, me 57 vendet anëtare dhe me pjesëmarrjen e vendeve mesdhetare si, Egjipti, Jordania, Izraeli, Algjeria, Maroku dhe Tunizia.

 

Te ftuar do te jene edhe nje sere organizatash ndërkombëtare si dhe partneret aziatike si: Afganistani, Australia, Japonia, Korea dhe Tailanda. Ministri ne detyre per evropen dhe punet e jashtme Gent Cakaj, ne nje postim ne rrjetin social facebook njofton se vendimi është marre nga Këshilli i Përhershëm i ambasadoreve te OSBE-se.

 

“Ky vendim dëshmon edhe njehere mbështetjen dhe besimin  qe vendet anëtare te OSBE-se kane ndaj Shqipërisë,” shkruan Cakaj.

 

“Ne fokus te kësaj konference do te jete eksperienca 25 vjeçare e partneritetit te OSBE-se me vendet e Mesdheut duke u ndalur ne rendësine e dialogut ne përballimin e sfidave te përbashkëta, por dhe identifikimin e mundësive per bashkëpunim,” sqaron Cakaj.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re