Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar arritje të madhe mbajtjen e Samitit të BE, në Tiranë. Në fjalën e tij krah presidentes së KE, Ursula Von Der Leyen, ai tha se Shqipëria ka ende punë, por ky samit shërben edhe për të shpalosur vlerat e saj, siç është mikpritja.

 

“Sot jemi së bashku me Von Der Leyen në vigjilje për një Samit tjetër në Tiranë i pasi Samit që realizohet jashtë kufijve të BE-së, që na bën krenar dhe na jep mundësinë që të shprehim kënaqësinë tonë si vend pritës duke shfaqur gjithë mundësinë e mikpritjes shqiptare e cila besoj që po të kishte një konkurs ne Europë do ta synonte me dinjitet vendin e parë. Por jemi të vetëdijshëm se ka shumë gjëra të tjera që jo vetëm jemi larg zërit të pare”, tha Rama.

 

Rama gjithashtu vlerësoi presidentet e KE, për të cilin tha se ndonëse vlerëson arritjet e Shqipërisë, di të jetë kritike. Megjithatë, sipas kreut të qeverisë pa të, nuk do ia kishim dalë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re