Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, mbajti një fjalim çelës në konferencën “Forcimi i Mbikëqyrjes Parlamentare: Praktikat më të mira për forcimin e llogaridhënies.”
Gjatë fjalës së saj Spiropali theksoi se përgjegjshmëria dhe transparenca mbeten ndër vlerat kryesore të Kuvendit të Shqipërisë.
Kryetarja e Kuvendi tha se vendi ynë ka vendosur objektiv kombëtar anëtarësimin në BE deri në vitin 2030.
Për pasojë Spiropali tha se po punohet për hartimin e një planit të ri strategjik 2025-2030.
Ajo tha se mbikëqyrja parlamentare, kontrolli dhe monitorimi i qeverisë dhe institucioneve të pavarura janë prioritete të këtij plani.
Elisa Spiropali: Fokus i kësaj konference është shkëmbimi i praktikave më të mira për fuqizimin e aktivitetit parlamentar. Kontrolli parlamentar luan një rol thelbësor në forcimin e demokracisë duke siguruar që institucionet të jenë të përgjegjshme, transparente dhe roje të interesit publik.
Do të tregoj se si ne po punojmë që të konsolidojmë një mbikëqyrje parlamentare efektive. Shqipëria ka shpallur objektiv strategjik kombëtar anëtarësimin në BE brenda vitit 2030. Çka do të thotë që në përfundim të legjislaturës tjetër Kuvendi i Shqipërisë do të jetë Kuvendi i një vendi anëtar të BE. Për arritjen e këtij objektivi Shqipëria është duke punuar për hartimin e ri të planit strategjik 2025-2030.
Mbikëqyrja parlamentare, kontrolli dhe monitorimi qeverisë dhe institucioneve të pavarura është një ndër prioritete e këtij plani. Në këtë dokument ri konfirmohet gjithashtu se përgjegjshmëria dhe transparenca janë ndër vlerat themelore të Kuvendit të Shqipërisë.
