Ministria e Mbrojtjes në një konferencë të përbashkët shtypi për mediat, me amabasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca është shprehur se Shqipëria nuk është vetëm dhe se miku njihet në ditë të vështira.

“Miku i mirë njihet në kohë të vështira. Shqipëria nuk është vetëm. Tërmeti ishte shkatërrues por do ia dalim që të ndërtojmë cdo banesë në Durrës dhe Thumanë. Na lëndojnë jetët e humbura. Duhet të kalojë shumë kohë përpara se plagët të shërohen. Bëmë gjithçka për të ndihmuar për cilindo që kishte nevojë për ndihmë.

Mes zisë edhe dhimbjes e vetmja gjë e bukur që të jep shpresë është solidariteti i jashtëzakonshëm që vërshoi nga shqiptarët dhe partnerët. Një ngjarje e tillë do të kishte qenë e vështirë të përballohej vetëm.

Do të kishim pasur me shumë jetë të humbur pa 780 ekspertët që luftuan për shqiptarët, do të jenë në mirënjohjen dhe zemrat e shqiptarëve. 400 është numri i objekteve të vlerësuara deri tani.

Shifrat flasin për përmasa apokaliptike të dëmtimeve. Sfidë është rimëkëmbja, unë jam optimiste nga mesazhet, gatishmëria dhe ndihmat e vendeve të BE-së që nuk do të jemi vetëm në këtë sfidë” tha Xhaçka.

Ndërsa ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca u shpreh unioni do të ndihmojë popullin shqiptar pas tragjedisë së tërmetit.

“Histori që të thyejnë zemrën dhe nuk mund të harrohen. Dhimbja juaj është dhimbja jonë. Janë me mijëra njerëz që ende nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre, ne po punojmë për të kthyer normalitetin në zonat e dëmtuara.

BE-ja dhe vendet anëtarë kanë ofruar asistencë, Shqipëria nuk është vetëm afër nga ana gjeografike, por edhe në zemrat tona. 

Pra kemi zbatuar mekanizmin për të dërguar ekspertë në Shipëri nga Franca, Italia, Austria, Holanda, etj. Dua të falenderoj ekipet e kërkim shpëtimit. Inxhinierë nga vende të BE-së kanë ardhur për inspektimet.

Dje kam vizituar Durrësin me prioritet shkollat. Të gjitha shqetësimet do të adresohen me ekspertizë ndërkombëtare. Po punojmë për të ofruar mbështetjen që nevojitet.

Mirënjohës për Austrinë, Belgjikën, Italinë, Slloveninë, që ofruan çadra dhe shërbime jetike në një situatë kaq të vështirë.

 Do të shikojmë si do të ndihmojë BE-ja Shqipërinë në perspektivën afatgjatë. Ky proces do të fillojë që të enjten me vizitën.

Nevojitet një vlerësim i pas shkatërrimeve me shumë koordinim. Solidariteti është në zemër të BE-së.

Ne e dimë që shqiptarët janë populli fortë, sikur tha presidentja ne qëndrojmë me ju për të ndihmuar Shqipërinë që të rikuperohet nga kjo situatë”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re