Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar lajmin se edhe nesër të gjithë pensionistët do të lejohen që të dalin për të marrë ajër të pastër deri në orën 11:00.

Kreu i qeverisë ka shtuar se të gjithë të tjerët do të duhet që të qëndrojnë në shtëpi, në mënyrë që të shmangin kontaktet me të moshuarit.  “Nesër vetëm pensionistët në ajër të pastër deri në orën 11.00. Të gjithë ne të tjerët në shtëpi”-tha Rama.

Edhe javën e kaluar, të shtunën të gjithë të moshuarit u lejuan që të dilnin nga banesat e tyre në të njëjtin orar, ndërsa e diela ishte e rezervuar për nënat me fëmijë deri në 10 vjeç. Leja e tyre për liridalje, për të dyja rastet, vlen deri në orën 11:00.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re