Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

 

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 1046 testime dhe kanë rezultuar positive 69 qytetarë, dhe një humbje jete.

 

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 36 në Tiranë, 6 në Sarandë, 5 në Berat, 3 në Përmet, nga 2 qytetarë në Elbasan, Gjirokastër, Vlorë, Kavajë, Durrës, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Kukës, Has, Kurbin, Kamëz, Vorë, Fier, Mallakastër, Korçë.Janë 497 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

 

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 14 pacientë, nga të cilët 1 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2: një qytetar nga Lushnja 81 vjeç.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.Janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,399 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Mars 2022)

Raste të reja ditore 69Të shëruar në 24 orë 34Të shtruar në spitale 14Humbje jete në 24 orë 1Testime ditore 1046

Testime totale 1,772,991Raste pozitive 273,387Raste të shëruara 269,399Raste Aktive 497Humbje jete 3,491

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re