Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shtuar vetëm nëntë të infektuar të tjerë.

Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik deklaroi se janë testuar 245 persona.

Në total, numri i të prekurve shkon në 782. Rastet e reja janë shënuar në Tiranë (5) dhe Krujë (4).

“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 245 persona të dyshuar me COVID-19 nga veriu në jug dhe vetëm në dy bashki kemi të prekur, ku përkatësisht në Tiranë kemi 5 persona që kanë rezultuar pozitivë prekur dhe në Krujë kemi 4 të prekur. Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 782 qytetarë.”

Numri i viktimave vijon të jetë i njëjtë, 31, njësoj si i pacientëve në gjendje kritike, 7.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re