Vijon të rëndohet situata në Greqi ku në 24 orët e fundit u konfirmuan edhe katër raste fatale dhe 935 raste me Covid-19.

Mediat vendase raportojnë se të shtunën në mëngjes humbi jetën një grua 86-vjeçare, e cila ndodhej në spitalin “Evangelismos”. E moshuara vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Më tej, ka humbur jetën si pasojë e Covid-19 edhe një 64-vjeçar në “Kryqin e Kuq”, një 81-vjeçar tek “Laiko” dhe një 75-vjeçar. Të tre rastet me sëmundje bashkëshoqëruese.

Tashmë, bilanci i viktimave në vend shkon në 563.

Athina dhe Selaniku kanë pothuajse gjysmën e rasteve të reja. Atika me 228 të infektuar është në një situatë proporcionalisht më të mirë se Selaniku, që me një popullsi shumë më të vogël, regjistroi 217 raste të reja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re