Skip to content

Konfirmohen dy raste të reja me koronavirus në Krujë

Infektivi mjeket tamponet analiza koronavirusi terreni kontrollet testet 21

Dy raste të reja janë konfirmuar këtë të martë në Krujë duke e çuar në 58 numrin e të infektuarve.

Burime për Abc News bëjnë me dije se rastet e reja të konfirmuara janë familjarë të rasteve të mëparshme me koronavirus.

Ndërkohë deri më tani numri i personave të infektuar në Shqipëri është 872 mes të cilëve 31 kanë humbur jetën dhe 654 të tjerë kanë fituar këtë betejë.