Në një kohë kur shifrat zyrtare të ditës që lamë pas jepen rreth mesditës, burime të Faxëeb.al kanë konfirmuar 5 raste të reja me Covid 19 në Gjirokastër dhe në Korçë.

Bëhet fjalë për katër raste që janë konfirmuar në Gjirokastër, ku tre prej tyre janë punonjës të bashkisë së qytetit, ndërsa i katërti është ish-zyrtar në nivel drejtuesi në institucionet lokale.

Ky i fundit kishte qenë i pranishëm gjatë këtyre ditëve në zyrat e Bashkisë Gjirokastër, ku mendohet dhe se ka infektuar pjestarë të tjerë të administratës.

Po ashtu, është konfirmuar edhe një rast i ri pozitiv me koronavirus në qytetin e Korçës. Pacientja është një 80-vjeçare, e cila kishte qenë disa ditë më parë në Tiranë. E moshuara ka shfaqur shenja të Covid-19 gjatë dy ditëve të fundit.

Ajo është shtruar në senatoriumin e Korçës, ndërkohë që nuk dihet se si e ka marrë virusin, pasi nuk ka pas kontakte jashtë familjes së saj, ndërkohë që asnjë prej tyre nuk ka shfaqur shenja të sëmundjes.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re