Katër raste të reja me koronavirus janë konfirmuar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.

Abc News raporton se rastet janë kontakte të personave të mëparshëm.

Ndërkohë pritet konfirmimi zyrtar nga ministria e Shëndetësisë.

Më herët është zbuluar se është prekur nga covid-19 edhe shefi i policisë në paraburgimin e Bradasheshit.

Kujtojmë që nga të dhënat e publikuara, qyteti i Elbasanit ditët e fundit ka shënuar një rekord rastesh të reja, pasi vetëm brenda një dite janë konfirmuar 19 raste pozitive me koronavirus.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re