Ushtria ruse ka raportuar 2,090 raste me koronavirus që përfshijnë personel, kadetë dhe punonjës civilë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes në vend.

Nga marsi deri më 26 prill, të paktën 874 ushtarakë kanë rezultuar pozitive për virusin, njoftoi ministria e Mbrojtjes në vend, duke shtuar se shumica prej tyre janë të izoluar nëpër shtëpi ose në spitale ushtarakë.

Më tej në njoftim thuhej se 971 raste me koronavirusin janë konfirmuar mes kadetëve në akademitë e ushtrisë dhe shkollat rreth e qark vendin, ndërsa 245 civilë të punësuar në ministrinë e Mbrojtjes kanë rezultuar gjithashtu pozitive për virusin.

Shumica e këtyre pacientëve nuk kanë pasur simptoma.

Gjatë javëve të kaluara, media të pavarura të Rusisë kanë raportuar për përhapje të koronavirusit në akademitë ushtarake, përfshirë trupat që morën pjesë në provat për paradën e Ditës së Fitores më 9 maj.

Javën e kaluar, kreu i Akademisë Prestigjioze Mjekësore Ushtarake Kirov në Moskë u pushua nga puna për mos zbatimin e masave adekuate të koronavirusit. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re