Skip to content

Konfirmohen me koronavirus 4 punonjëse fasonerie në Krujë

WhatsApp Image 2020 04 17 at 10.07.13

Raste të reja me Covid 19 në Krujë, merren masa të rrepta për mbajtjen nën kontroll të situatës.

Burime per ABC News raportojnë se 4 punonjëse të një fasonerie në qytetin e Krujës kanë rezultuar pozitiv nga testi i tamponit, ndërkohë që dhe një rast i ri është shënuar në Fushë Krujë.

Ai është djali i së ashtuquajturës pacientja “zero” për Fushë Krujën, e cila rezultoi e infektuar pak ditë më parë.

Me t’u konstatuar rastet në fasoneri janë marrë masa për mbylljen e menjëhershme të fasonerisë, një fabrikë këpucësh me afro 250 punonjës, si dhe është mbyllur edhe tregu i fruta perimeve në qytet.

Pritet që të vendoset dhe ndalim-qarkullimi përgjatë fashës së lejuar orare, ndërsa ka nisur dhe gjurmimi në terren i të gjitha kontakteve që kanë pasur këto raste.

Numri i të prekurve nga Covid-19 në rrethin e Krujës shkon në 11, po situata në qytetin e Krujës duket jo e mirë për shkak të rasteve të konstatuara në fasonerinë ku numri i punonjësve, kryesisht gra është i lartë.