Brenda 24 orëve në Kosovë janë regjistruar 7 raste të reja me koronavirus. Kështu numri total i të infektuarve në vend rritet në 1.032.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë testuar gjithsej 306 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 3 raste një Gërnçar, një rast Jabllanicë dhe një rast Prizren, komuna e Vushtrrisë 3 raste dhe një rast në Prishtinë.

Po ashtu njoftohet se janë shëruar tre pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është 785.

Ndërsa, numri i viktimave nga koronavirusi në vend është 29. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re